Sport Guardiola, 812 milionë euro shpenzime për të … dështuar

Guardiola, 812 milionë euro shpenzime për të … dështuar

“Qytetarët” kanë një ndër buxhetet më të mëdha në historinë e futbollit, por janë ndalur që në çerekfinale edhe këtë sezon, ndaj mediat në Spanjë e Angli i bëjnë gjyqin trajnerit Pep Guardiola

Pep Guardiola dështoi në tentativën e radhës për të fituar Championsin me stilin tiki-taka me një klub të madh europian, jashtë Spanjës. Trajnerit spanjoll i mungon kupa me veshë të mëdhenj që nga viti 2011, kur Barcelona e tij mposhtte Manchester United në finalen e Wembley-t.

Eliminimi i Manchester City nga Liga e Kampionëve nga Tottenhami, ka nxitur debatin mbi shifrat e shpenzuara të pronarit të klubit Mansour Bin Zayed Al-Nahyanda për ”llogari” të Pep Guardiola.

Kritikat bien mbi trajnerin katalanas, veçanërisht nga vendlindja e tij Spanja.

608 milionë të investuara

E përditshmja “Marca” flet për 608 milionë të investuara nga City në tre sezone, krahasuar me dy eliminime nga çerekfinalet e turneut kontinental dhe një në raundin e dytë.

Shuma e përgjithshme u rrit në 812 milionë nëse numëroni edhe investimet në Bayern Munich nga Guardiola: madje edhe në Gjermani, përkundër merkatos, Pep nuk arriti të sillte trofeun më të lakmuar dhe më prestigjioz.

Në sezonin e parë të Guardiolës tek City, me ardhjen e John Stones, Gabriel Jesus dhe Gundogan u shpenzuan 213 milionë.

Në sezonin e ardhshëm shifra u rrit në 317,5 milionë për blerjet e Bernardo Silva, Ederson, Kyle Ëalker, Benjamin Mendy, Laporte dhe Danilo.

Në sezonin e tanishëm, buxheti ka rënë në 77 milionë dhe Riyad Mahrez ka qenë blerja më e shtrenjtë.

Sheiku Mansour Bin Zayed Al-Nahyanda, që kur u bë pronar i City-it në vitin 2008, ka shpenzuar 1,6 miliardë dollarë në merkato, por asgjë për Ligën e Kampioneve.

Por, në Bayern Munich, historia e Guardiolës është ndryshe.

Kur mbërriti, gjermanët sapo kishin fituar kupën me Jupp Heynckes në stol: Guardiolës iu dhanë lojtarë si Goetze, Thiago Alcatara, Arturo Vidal, Benatia dhe Douglas Costa, për një total prej 204,4 milionë.

Por, Bayerni i ”tiki-takës” gjithmonë u ndal në gjysmëfinale.

Paraja nuk blen gjithçka

Ndoshta pak nga pak pronari Mansour bin Zayed Al-Nahyan po e kupton që futbolli nuk është thjesht çështje parash, sepse që prej 2008, kur e bleu klubin, ka shpenzuar 1.66 miliardë euro për të blerë yje (shpesh të paguar më shumë nga sa duhej), por në Europë asnjë sukses, qoftë edhe i vogël.