Bota Guardiola flet për Katalonjën: Burgosja e frikshme e politikanëve katalanas…

Guardiola flet për Katalonjën: Burgosja e frikshme e politikanëve katalanas…

Pep Guardiola thotë se vendimi për të burgosur politikanët katalanas është “i frikshëm”, pasi kriza në Katalonjë vazhdon. Nëntë ish-ministra nga parlamenti i shpërbërë katalanas u paraqitën në gjykatën e lartë të Spanjës të enjten, të akuzuar për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Të gjithë, me përjashtim të ish-ministrit të biznesit, Santi Vila, u arrestuan, ndërsa udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, qëndroi në Belgjikë dhe ishte një nga pesë separatistët politikë që nuk iu përgjigjën thirrjeve në Madrid.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, imponoi sundimin e drejtpërdrejtë në Katalonjë, javën e kaluar, pasi ligjvënësit në rajon votuan të shpallnin pavarësinë në anën e pasme të referendumit të 1 tetorit, që u konsiderua i paligjshëm nga qeveria kombëtare e Spanjës.

Guardiola ka folur rregullisht në favor të katalanasve, që të lejohen të votojnë për vetëvendosje dhe tashmë ankohet për burgimin e politikanëve pro pavarësisë, Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart, muajin e kaluar.

Në një konferencë shtypi, përpara ndeshjes së Premier League, kundër Arsenalit, të dielën, Pep ka pranuar të thotë disa fjalë edhe në lidhje me këtë situatë: “Uroj që politikanët, që kanë vajtur në burg, të dalin së shpejti. Unë jam i shqetësuar, sepse ajo që ndodhi me ta mund të na ndodhë edhe neve, për të dhënë një mendim. Kjo mund të ndodhë me të gjithë. Dy Jordidët, që drejtojnë organizatën katalanase, u futën në burg për shkak se kërkuan të votonin në një referendum ligjor. Unë mendoj se qeveria spanjolle dhe qeveria katalanase duhet të ulen e të flasin dhe të përpiqen të bien dakord për një referendum për të dyja palët.

Deri atëherë është një situatë vërtet e vështirë për t’u zgjidhur. Këta politikanët janë në burg për përmbushjen e programit zgjedhor, ata po përmbushnin dëshirën e popullit katalanas. Tani, ata dhe familjet e tyre po vuajnë nga kjo situatë. Kjo ishte dëshira kryesore e popullit katalanas. Është pak e frikshme, ne po shkojmë prapa në një shtet demokratik, saqë jemi regresuar aq shumë në sundimin e ligjit. Unë vetëm dëshiroj që situata të zgjidhet së shpejti dhe këta njerëz të mund të lirohen dhe 21 dhjetori ka zgjedhje në Kataloni. Shpresoj te zgjedhje të drejta, ku njerëzit mund të shprehin dëshirën e tyre në liri. Zgjedhjet duhet të rimarrin institucionet dhe sigurojnë që Parlamenti i Katalonjës të jetë përsëri ai që ishte”.