Sport Guardiola: Kam pas ëndërr të luaja me Zidanen tek Juventus

Guardiola: Kam pas ëndërr të luaja me Zidanen tek Juventus

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur nga një konferencë për shtyp për ndeshjen kundër Oxford-it në Kupën e Ligës. Trajneri i kampionëve të Anglisë është pyetur për gjithçka, vetëm për ndeshjen e nesërme jo.

Spanjolli ka treguar se e ka patur ëndërr të luajë me Zidane si futbollist tek Juventus, por në fund nuk u realizua, prandaj ndjen kënaqësinë që do ta bëjë diçka të tillë si trajner.

“Real Madridi është mbreti i Champions League. Kur u largova nga Barcelona, kisha ëndërr të luaja me Zidane tek Juventusi, por nuk u realizua. Kam kënaqësi që do të luajë kundër tij si trajner është një person që di të mbajë presionin. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. El Clasico? Nuk do ta shoh fatkeqësisht, pasi kam ndeshjen time”.