Sport Guardiola nuk kënaqet asnjëherë, ka “zili” shpejtësinë e sulmit të Liverpool

Guardiola nuk kënaqet asnjëherë, ka “zili” shpejtësinë e sulmit të Liverpool

Nëntë fitore radhazi në Premier League, 18 gola në katër ndeshjet e fundit dhe vendi i parë në kampionat me gjashtë pikë diferencë nga ndjekësit e Liverpool, nuk mjaftojnë që trajneri i Manchester City, Pep Guardiola të jetë plotësisht i kënaqur nga skuadra e tij.

Trajneri spanjoll ka pranuar se ekipi i tij nuk mund ta ketë shpejtësinë që kanë në sulm rivalët e tyre kryesor për titullin, Liverpool. “Ne nuk mund të sulmojmë më shpejt se kaq sa kemi bërë në këto ndeshje, thjesht nuk mundemi. Nuk jemi Liverpool-i.

Kur vjen puna te shpejtësia, te Liverpool janë maestro ndërsa ne jo. Ne e dimë se duhet të luajmë shumë me topin, e dimë se durim nuk do të thotë se je i avashtë. Nëse ke në zotërim topin, atëherë është gjithçka në rregull pasi në këtë formë dikton lojën.

Të kesh stabilitet do të thotë të kesh topin dhe jo të mbrohesh në 40-metrat e fundit, apo 40-metra më përpara. Një ekip i stabilizuar ka të bëjë vetëm me zotërimin e topit dhe asgjë më shumë”, thekson Guardiola.