Extra Guximtarë apo të çmendur? Në pritje për foton perfekte…

Guximtarë apo të çmendur? Në pritje për foton perfekte…

Shkëmbi Trolltunga në Norvegji vizitohet nga mijëra persona, të cilët tentojnë të arrijnë foton perfekte duke rrezikuar jetën e tyre.

Një shtysë për turistët së fundmi janë bërë edhe rrjetet sociale të cilat janë të mbushura me foto nga maja e shkëmbit.

Turistëve u duhet të presin në radhë për të realizuar foton perfekte.

Madje, ky shkëmb, edhe pse me një pamje mahnitëse, i ka marrë edhe jetën turistëve.

4 vite më parë një grua humbi jetën duke rënë nga një lartësi prej më shumë se 400 metrash.