Kuriozitete Habibi, njeriu që ruan gjuhën me të cilën foli Jezu Krishti

Habibi, njeriu që ruan gjuhën me të cilën foli Jezu Krishti

Nga Jeremy Bristow 

Para tridhjetë viteve kishte 50.000 të krishterë në Turqinë Juglindore që flisnin në një dialekt të gjuhës aramaike të vjetër me të cilën pretendohet të ketë folur edhe Jezu Krishti. Tani ka mbetur vetëm gjysma e tyre dhe njëri prej tyre beson se Lindja e Mesme ka pasur më shumë se tre mbretër të mëdhenj asokohe.

Habibi është një njeri i mirë dhe në moshën e tij është e çuditshme që vazhdon të shkruajë gjuhën e paraardhësve të tij. I pastër dhe i rregullt, ai ka pozicionin e kryetarit të Bashkisë në vendin e quajtur Tur Abdin dhe njëkohësisht menaxhon fermën e tij.
Duke zhytur stilolapsin në bojë ndonjëherë Habibi krijon një trekëndësh, ndonjëherë një rreth dhe herë të tjera shkruan vetëm disa pika. Shkrimi që shfaqet duket si arabisht, por nuk është i tillë. Kryetari i Bashkisë mbart një trashëgimi të madhe, atë të shkrimit Syriac, një dialekt i vjetër aramaik.
“Shikoni, më lejoni t’ju tregoj,” thotë ai
“Kjo letër është Olaf dhe me anë të shkrimit tonë ajo kthehet në një letër tepër me vlerë, pasi në të gjenden fjalë e Kuranit në gjuhën e të parëve tanë,” shton ai
Për 1000 vjet aramaikja ishte shkruar dhe folur në të gjithë Lindjen e Mesme. Ishte gjuha e folur nga Jezui dhe pasuesit e tij. Libri i shenjtë për hebrenjtë, Talmudi, është shkruar në aramaisht dhe dijetarët thonë se prej tij rrjedhin shkrimet arabe, por tani është e vështirë të gjenden libra me këtë shkrim dhe ka shumë pak njerëz që janë në dijeni për to.

Habibi është njëri prej 2.500 sirianëve që jetojnë ende në këtë pjesë të largët të Turqisë juglindore. Ata e quajnë këtë rajon, atdheun e tyre, Tur Abdin. Në gjuhën aramike kjo do të thotë “Mali i Shërbëtorëve të Perëndisë”. Njëherë e një kohë ka pasur një qytetërim të krishterë të begatë këtu. Peizazhi krenohet me qindra manastire dhe kisha që tani një pjesë kanë ngelur gërmadha dhe një pjesë janë mbuluar nga xhamitë.
Gjashtëqind vjet më parë vendi u shkatërrua nga ushtritë e Timur i Lame, i njohur në historinë angleze si Tamberlaine. Kjo ishte vetëm një katastrofë në një histori të gjatë të përndjekjeve dhe akteve të ndryshme makabre që u është dashur të durojnë pakicat fetare të këtij rajoni. Paraardhësit e Habibit kanë mbijetuar duke ngritur ferma pranë shtëpive të tyre, të cilat gjenden edhe sot. Gjithashtu, edhe pesë fise të tjera kanë jetuar në mizoritë që janë kryer në këtë vend.
Habibi thotë se familja e tij ka qenë këtu që prej fillimit të luftërave dhe kanë mbijetuar me shumë vështirësi ndër breza, por shumë të krishterë sirianë janë nisur për në Stamboll, Suedi, Gjermani, Australi.

Gjatë tre dekadave të fundit ata kanë vuajtur edhe luftën brutale midis qeverisë së përkohshme turke dhe Partisë së Punës që gjendet atje. Ata janë kërcënuar dhe dëbuar nga të dyja palët. Në vitet 1980, 50.000 banonin në Tur Abdin, ndërsa tani nuk ka ngelur as 5 për qind e këtij numri.
Në fund të fshatit gjendet kisha Yoldath Aloho, e cila është cilësuar nga banorët si vendi i Shën Mërisë. Muret janë dizajnuar me trekëndësha dhe shkrime të tjera të pakuptueshme. Ky është vendi i shenjtë ku Habibi dhe fshatarët vijnë ende të këndojnë himnet e Shën Efraimit, siç kanë bërë paraardhësit e tyre që kur u ndërtua kisha, gati 1.500 vjet më parë.
Ata shkojnë atje për Krishtlindje dhe gjithmonë kanë besuar historinë që u është treguar për një ylli i cili është shfaqur 2000 vjet më parë. Sipas tyre, ngjarja nisi kur dymbëdhjetë mbretër nga Lindja e Mesme u mblodhën në Hah dhe u vendos që tre të përzgjedhur prej tyre, të cilët ishin më të fortit në botë, do të shkonin në Betlehem për të parë Krishtin e porsalindur. Gjatë vizitës së tyre virgjëresha Mëri u dha atyre një pjesë të rrobave të foshnjës. Kur të tre mbretërit u kthyen në Hah, foshnja u kthye në Perëndi. Pas kësaj ngjarjeje mbretërit ndërtuan vetë kishën që vizitohet edhe sot.

Po çfarë e ardhme e pret në këtë vend komunitetin sirian?
Habibi thotë se ai dhe populli i tij nuk do të heqin dorë, por ende ka frikë pasi ata janë shumë pak. “Më duket sikur çdo ditë do të rrënohet vendi, kultura dhe besimi ynë, por shpresojmë që Zoti të na ndihmojë për të zgjidhur të gjitha problemet tona,” shprehet ai.

*Jeremy Bristow është një gazetar i cili vazhdimisht shkruan për historinë e krijimit të qytetërimeve botërore. /BBC/