Sport Hafizi: Shqipëria pa filozofi, humbim ndaj një Turqie mediokre. Panuçi t’u mësojë...

Hafizi: Shqipëria pa filozofi, humbim ndaj një Turqie mediokre. Panuçi t’u mësojë si…

Ish-trajneri i Kombëtares, u shpreh se Shqipëria vazhdon të jetë pa ngjyrë në fushën e lojës, dhe në “Supersport”, deklaroi se sot humbëm, edhe para një Turqie mediokre.

“U bë një kohë e gjatë që skuadra nuk ka ngjyrë. Nuk ka një ide, një filozofi. U bë një kohë e gjatë, dhe Panuçi mund ta thotë kur do vijë kjo mënyrë e lojës, që ne të tregojmë çfarë nuk shkoi. E kam të vështirë të them një mendim të saktë.

Edhe sot, bëri të njëjtën gjë me formacionin. Nuk kishim idenë e lojës, që të merrnim 3 pikë në fushën tonë. Turqia bëri një lojë mediokër, por fitoi falë Jilmaz dhe Çalhanoglu. Tek goli i parë, trajneri duhet t’i mësojë që Gjimshiti që luan në Itali, se aty nuk mbahet topi. Edhe goli tjetër, ÇAlhanoglu ecën 40 metra dhe askush nuk i del para.

Nuk them se Panuçi ka faj aty, por në stërvitje organizohet, si do lëvizim. Prandaj them, nuk kemi ngjyrë dhe një pamje. Ky nuk është ekip kombëtar, për mendimin tim”.