Kryesore Hahn: Nisja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim, Kroacisë iu deshën...

Hahn: Nisja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim, Kroacisë iu deshën 8 vite

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë së Mirë, Johannes Hahn vlerësoi arritjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por u kujdes të qetësonte vendet anëtarë të Bashkimit Europian kur shtoi se çelja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim i menjëhershëm.

“Nisja e negociatave do të zgjasë për disa vite, anëtarësimi i Kroacisë zgjati 8 vjet dhe nuk është realiste të besosh se do të ketë përjashtime”, tha Hahn në konferencë për shtyp, pas publikimit të progres-raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Gjithashtu kjo është një garë, nuk është e thënë që të gjithë vendet të anëtarësohen bashkërisht, por njëri mund të futet para tjetrit”.

Ndërsa Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, tha se përparimet e rajonit ishin të jashtëzakonshme, duke marrë parasysh historinë e Ballkanit Perëndimor.