Politika Hajdari beson se do ketë përplasje: Bashës i ka dalë situata nga...

Hajdari beson se do ketë përplasje: Bashës i ka dalë situata nga kontrolli!

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se i trembet një përplasjeje tani që krerët e bashkive dhe punonjësit në këto bashki kanë humbur vendet e punës.

Sipas saj, kreut të PD Lulzim Basha i ka dalë situata nga kontrolli.

“Deri diku unë e shoh që do ketë përplasje pasi njerëzit kanë humbur vendet e punës e punës dhe kjo është një gjë që s’e ndal dot njëri.

Është e pashmangshme. Unë jam e bindur se kreu i PD nuk e di se çfarë po ndodh sepse jemi në një pikë që i ka dalë situata jashtë kontrollit.

Zoti Basha ndodhet në një situatë të vështirë por kjo s’më takon më mua. Unë jam jashtë PD për shkak të vendimit të tyre.

E ndjej veten pjesë të së djathtës dhe e quaj veten demokrate, e lindur e tillë dhe s’mund të më shkëpusë njeri nga kjo lidhje genetike.

Unë do vijoj te kem parime të djathta”, u shpreh deputetja në Report Tv.

Sa i takon zgjedhjeve të 30 qershorit, Hajdari tha se janë të dhimbshme por tashmë një realitet dhe s’mund të mohohen.