Politika Hajdari: Zgjedhje të parakohshme pas reformës zgjedhore, boll me kryetarë perandorakë

Hajdari: Zgjedhje të parakohshme pas reformës zgjedhore, boll me kryetarë perandorakë

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari sheh vetëm një rrugë për të nxjerrë vendin nga situata aktuale në të cilën ndodhet.

Sipas deputetes demokrate, duhet një reformë e re zgjedhore me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe më pas të shkohet në zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare.

“Zgjidhja është vetëm 1, brenda Dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008, të miratohen rekomandimet OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend”, shkruan Hajdari.

Në fund, deputetja Hajdari shprehet se ka ardhur koha t’i thuhet boll kryetarëve perandorakë që kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend.