Aktualitet Hakerat publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe të nëndrejtorit të SHISH

Hakerat publikojnë të dhënat e Muhamet Rrumbullakut dhe të nëndrejtorit të SHISH

Hakerat iranianë kanë publikuar sot të dhënat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe të dhënat të nëndrejtorit të SHISH Oljan Kanushi.

Ata kanë publikuar në faqen Homeland Justice në “Telegram” të dhënat e tyre personale me gjeneralitetet e plota të identitetit, adresa, numra telefoni, etj. Aty janë edhe dokumentet që disponojnë.

Iranianët kanë nxjerrë edhe lëvizjet e tyre jashtë shtetit apo edhe numri i automjeteve që disponojnë.

Më herët hakerat iranianë kanë publikuar emrat e drejtuesve dhe shefave të sektorëve në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Po ashtu ata publikuan dhe të dhënat e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe të kryeministrit Edi Rama.

Që prej vitit 2021, Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.