Sport Halili: Partizani e meritoi; Demi: Rrezikonte Lerda në rast humbjeje? Barsaleta

Halili: Partizani e meritoi; Demi: Rrezikonte Lerda në rast humbjeje? Barsaleta

I zhgënjyer për humbjen në derbi i shfaq presidenti i Tiranës Refik Halili, që pranoi se Partizani meritoi fitoren, ndërsa bosi i “të kuqve”, Gazmend Demi tha se të tijtë mund të bënin më mirë në këtë takim.

“Ishte loja dhe fitorja në favor të Partizanit, që e meritoi dhe u uroj suksese. Nuk mund të them çfarë na mungoi, pasi këtë duhet ta thonë specialistët. Megjithatë kampionati është ende i gjatë dhe duhet të shohim përpara. Ndoshta jemi nxituar pak me shpalljen e objektivave, por duhet të jemi të qetë, pasi kampionati është i gjatë dhe mund të bëjmë mirë”, tha presidenti i Tiranës, Refik Halili.

“Ua kam thënë që nuk e kemi problem fitoren në derbi. Më shijoi njësoj si herët e tjera, por skuadra mund të luante shumë më mirë. Rrezikonte Lerda në rast humbjeje? Barsaleta!”, deklaroi presidenti i Partizanit, Gazmend Demi.