Sport Hamilton e mbyll sezonin si kampion, triumfon në Abu Dhabi

Hamilton e mbyll sezonin si kampion, triumfon në Abu Dhabi

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Abu Dhabi në Formula 1, gara e fundit sezonale e këtij botërori. Piloti britanik e nisi garën nga vendi i parë pas “pole” që siguroi dje dhe nuk e lëshoi kreun në asnjë xhiro. Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, që ashtu si Hamilton bëri një garë të mirë, duke e nisur dhe mbajtur vendin e dytë deri në fund. Në podium u ngjit edhe Charles Leclerc me Ferrari, pozicion që e ruajti gjatë gjithë garës.

Një garë e mërzitshme, monotone, pa parakalime në pistë dhe shumë emocione. I bëri që mund të vlerësohet është Valtteri Bottas, që e nisi garën nga vendet e fundit, pas penalizimit për ndryshimin e motorit dhe e përfundoi atë në vendin e katërt. Zhgënjen Sebastian Vettel, që u klasifikua në vendin e pestë. Gjithsesi, kjo garë ishte më së shumti për statistika, me Lewis Hamilton që është konfirmuar kampion një muaj më parë dhe Mercedes që fitoi titullin për makina.