Extra Hap një nga ditarët dhe merr një mesazh magjik me këshilla

Hap një nga ditarët dhe merr një mesazh magjik me këshilla

Kujdesu për njerëzit me të cilët je i/e lirë të shprehësh emocionet, dëshirat dhe ndjenjat.

Ky test do të të ndihmojë të kuptosh sa korrekt je me rrugëtimin që ke zgjedhur dhe do të të japë këshilla, për të cilat  shpirti yt ka nevojë në këtë moment. Zgjidh një nga ditarët dhe lexo mesazhin tënd.

DITARI N.1

Mesazhi yt: Dorëzoju jetës!

Duhet ta pranosh jetën tënde ashtu siç është dhe të ndalosh rezistencën ndaj dëshirave që ka zemra. Me shpresë dhe kurajo, ec përgjatë rrugës që të ofron jeta. Nuk ke pse të kesh frikë, sepse tani ke një mundësi shumë të madhe, e mbase të vetme: të jesh vetvetja! Sa herë je inatosur me veten se nuk ke bërë dot asgjë? E sa shpesh je ‘mbytur’ në shpresën se diçka e pabesueshme do ndodhë? Natyrisht, në fund kupton që gjërat e mira vijnë vetëm pasi je lodhur për t’i arritur. Por, ndonjëherë mendon se mbase mund të ekzistojë ndonjë mundësi. Shpirti yt megjithatë, e di se çfarë të duhet dhe se çfarë do të bësh. Çdo kush nga ne ka ardhur në këtë botë për të shijuar jetën, ndaj bëje një gjë të tillë!  Sapo nis të lëvizësh në drejtimin tënd, do shohësh thuajse menjëherë si do nisë jeta jote të luajë me ngjyra të reja të shndritshme.

DITARI N.2

Mesazhi yt: Shto vetëvlerësimin

Ti meriton më të mirën në jetë, jo më pak se të tjerët.

Ti meriton vëmendje, respekt, dashuri dhe sukses.

Momenti më i mirë ka ardhur për të çliruar ndërgjegjen tënde nga kufijtë që pengojnë lumturinë.

DITARI N. 3

Mesazhi yt: Punën e sotme, mos e lër për nesër!

Nuk është gjë e mirë t’i shtysh të gjitha për më vonë, pasi mund të shtysh edhe shumë gjëra të mira që do mund të të ndodhin.

Ia vlen të nisni me përmbushjen e një detyre të veçantë. Çojeni deri në fund. Pak nga pak do mësosh t’i përmbushësh të gjitha detyrat. Bashkë me këtë aftësi, do arrish edhe nivelin më të lartë të besimit.

DITARI N. 4

Mesazhi yt: Nevoja për dashuri

Tani më shumë se kurrë je gati të dashurosh. Të pëlqen të japësh dashuri. Është moment të zbrazësh mendjen nga sjelljet dhe modelet negative, çlirohu nga fobitë që ndalojnë të hapësh zemrën.

E shkuara duhet lënë pas dhe nëse je në gjendje të nxjerrësh mësime nga ajo që po të ndodh, atëherë është shenjë e mirë. Universi dëgjon mendimet e tua në çdo moment, edhe kur beson se je vetëm. Nëse mendimet e tua drejtohen nga frika, atëherë nuk do mund të arrish rezultatin e dëshiruar. Ndaj, hape zemrën tënde për ndjenja të reja. Imagjino veten në krahët e njeriut të denjë për dashurinë tënde.