Kryesore Hapja e negociatave në qershor/ Fleckenstein: Qëllim i përbashkët i Shqipërisë dhe...

Hapja e negociatave në qershor/ Fleckenstein: Qëllim i përbashkët i Shqipërisë dhe BE

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Knut Fleckenstein ka qenë pjesë e takimit të zhvilluar sot me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetaren e SPD, Andrea Nahles.

Ai u shpreh se objektiva e takimit ishte hapja e negociatave në qershor për Shqipërinë.

“Patëm një diskutim të mirë për nevojën për të nisur hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor. Një objektiv i qartë dhe i përbashkët i Shqipërisë dhe Bashkimit Europian!”, është shprehur Fleckenstein.