Extra Haradinaj bën xhudo me kampionen olimpike Majlinda Kelmendi

Haradinaj bën xhudo me kampionen olimpike Majlinda Kelmendi

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka bërë xhudo me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi. Trajneri Driton Kuka ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet Majlinda dhe kryeministri i dorëhequr Haradinaj duke bërë xhudo.

“Motivimi i së shtunës. Kryeministri ynë po bën xhudo. Duke stërvitur kryeministrin tonë dhe kampionen olimpike. Trajner krenar”, ka shkruar Kuka në Facebook.