Shëndet Harrojeni bananen, ja 7 arsye përse molla është fruti i vetëm që...

Harrojeni bananen, ja 7 arsye përse molla është fruti i vetëm që duhet të hani në mëngjes

Të gjithë e dimë që “Një mollë në ditë e mban mjeku larg”, por të paktë janë ata që e nisin ditën duke ngrënë këtë frut. Deri më tani është besuar se banania është fruti më i mirë për të ngrënë mëngjesin, por janë shtatë arsye përse duhet të hani një mollë sa të hapni sytë.

1- Lufton qelizat anormale

Hulumtuesit nga Shoqata Amerikane Cancer Research, bien dakord se ngrënia e mollëve, të pasura me flavonol, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit të pankreasit deri në 23%. Shkencëtarët nga Universiteti Cornell kanë identifikuar disa enzima, përfshirë triterpenoidët e pranishme në lëkurën e mollës që kanë aftësinë të luftojnë qelizat kancerogjene në zorrën e trashë, mëlçi e gji.

2- Kocka të shëndetshme

Molla përmban kalcium. Gjithashtu, ky frut është i pasur me një lëndë ushqyese të rrallë , quajtur phloridzin. Hulumtimet kanë treguar se phloridzin mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të kockave të pranishme te gratë pas menopauzës. Gjithashtu, mollët përmban bor, i cili luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e eshtrave.

3- Shëndeti kardiovaskular

Mollët mund të ndihmojnë në parandalimin e veshjes së mureve të zemrës, një nga shkaqet e zakonshme të sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas Best Health, molla “parandalon kolesterolin të vishet e të ngurtësojë muret e arteries”.

4- Ul nivelet e kolesterolit

Fibrat dietetike të gjendura me shumicë tek mollës janë të tretshme e kjo do të thotë që këto fibra mund të “thithin” kolesterolin nga organizmi juaj, duke ulur nivelin e kolesterolit të keq.

5- Redukton rrezikun e diabetit

Studimet kanë vërtetuar se ngrënia e mollëve jeshile mund të mbajë nën kontroll sëmundjen e diabetit tip 2.

6- Ju mbron kundër sëmundjes së parkinsonit

Hulumtimet treguan se individët që konsumojnë fruta dhe ushqime të pasura me fibra, mund të mbrohen nga sëmundja e Parkinsonit, e cila është një gjendje e karakterizuar nga ndërprerja e prodhimit të dopaminës nga qelizat nervore. Shkencëtarët e kanë lidhur këtë me “luftën” që i bëjnë antioksidantët, radikaleve të lira.

7- Mbajtja e peshën nën kontroll

Molla është e pasur me fibra dietike dhe ngrënia e saj çdo mëngjes do t’ju mbajë të ngopur për disa orë deri sa të konsumoni vaktin e drekës pa prishur regjimin.