Extra “Harry dhe Meghan do t’ia prishin Krishtlindjet mbretëreshës”

“Harry dhe Meghan do t’ia prishin Krishtlindjet mbretëreshës”

“Harry dhe Meghan”, thotë shtypi britanik, “do t’ia prishin Krishtlindjet mbretëreshës”.

Duka dhe dukesha i Sussex-it duan t’i kalojnë festat e fundvitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kishin në plan të merrnin gjashtë javë pushim nga detyrimet mbrëtërore dhe ta kalonin ditën e falenderimeve me të ëmën e Meghanit, Doria Ragland.

Por burime pranë çiftit thonë se ka shumë mundësi që ndalesa e tyre në SHBA të zgjasë më shumë se aq, dhe çifti të qëndrojë edhe për Kërshëndella. Ishte përfolur diçka e tillë, por tani e sa duket ka mbërritur dhe konfirmimi nga Buckingham Palace.

Mbretëresha Elisabetë e ka aprovuar kështu publikisht përzgjedhjen e bërë nga nipi i saj, si për t’i mbyllur kështu shtigjet edhe çdo thashethemnaje. Megjithatë, njerëz pranë familjes mbretërore thonë se Krishtlindje në Sandringhham janë një traditë e familjes mbretërore britanike, të cilën monarkja e ka shumë për zemër, dhe ndonëse hapur deklaron gjë tjetër, brenda vetes e vuan këtë fakt.

Meghani, 38 vjeçe, e bëri debutimin e saj të festave të fundvitit në pallatin mbretëror në 20170-ën, pak pas fejesës me Harry-n, që është tre vjet më i vogël. Gjatë shtatzënisë me Archien pastaj, Harry dhe Meghan kaluan Krishtlindjet e dyta, së bashku në krah të William dhe Kate Middleton-it.