Extra Harry kundër shtypit: Meghan vuan si mamaja ime

Harry kundër shtypit: Meghan vuan si mamaja ime

Meghan dhe Harry i janë kundërvënë shtypit britanik. Dukesha e Sussex në fakt, ka paditur tabloidin Mail on Sunday, dhe princi e ka mbështetur.

“Meghan vuan ashtu si mamaja ime para saj dhe pasojat mund të jenë të tmerrshme”, ka shpjeguar Herri. Çështjet familjare të Meghan, kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Por, në shkurt, gazeta britanike ka kaluar caqet duke publikuar një letër private që dukesha i kishte shkruar të atit, Thomas Markle, pak pas dasmës mbretërore.

“Kam humbur nënën time dhe tani shikoj edhe bashkëshorten time viktimë të të njëjtave fuqi”, ka deklaruar princi. Mail on Sunday është përgjigjur duke iu referuar lirisë së shtypit dhe të drejtës së lexuesve për tu informuar. Mbretërorët ndërkohë këmbëngulin se privatësia e Meghan është cënuar vazhdimisht në muajt e fundit dhe ankohen për shpërndarjen e lajmeve të rreme. Studioja ligjore Schillings, që përfaqëson dukeshën e sussex-it, ka akuzuar gazetën se ka vënë në jetë një fushatë historish të rreme dhe denigruese.

“Frika ime më e madhe”, ka thënë Harry, “është që historia të përsëritet: kam parë më herët se çfarë ndodh me imazhin e një personi që komercialozohet aq shumë sa që nuk konsiderohet më një qënie njerëzore”.