Extra Hatërmbetje me Donaldin për daljen e Dagz? Reagon Dj PM

Hatërmbetje me Donaldin për daljen e Dagz? Reagon Dj PM

Të gjithë u habitën kur në zinxhirin e shpëtimit të të martës, Donaldi zgjodhi Tan Bramën dhe jo mikun e tij prej 3 muajsh brenda shtëpisë, Dj Dagz.

Kështu, Einxhel dhe Dagz u vendosën në nominim kokë më kokë me njëri-tjetrin, ndërsa ky i fundit u largua nga shtëpia.

Einxhel u shpreh se nuk do t’ia falte kurrë Donaldit faktin që kishte “tradhtuar” mikun e tij, ndërsa një pjesë e publikut e komentoi njësoj si Einxhel.

Dj Dagz u bashkua me miqtë e familjarët e tij pas daljes dhe tregoi se raporti i tij me Dj PM nuk ka ndryshuar aspak, megjithëse u tha se mund të kishte hatërmbetje për faktin që Dagz u kthye i vetëm në “Big Brother”.

Përsa i përket fjalëve lart e poshtë, për raportin e tyre me Donaldin dhe komentin që PM ka për aktorin, i cili nuk shpëtoi Dj Dagz, Pajtimi ka reaguar njëherë e mirë.

Në një status në InstaStory ai sqaron:

“Përshëndetje t’gjithëve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj debati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”. Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise. Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen mbrenda shtepise. Ju don shoku PM shumë.”