Aktualitet Hedhjet e mbetjeve sanitare Covid-19, Shqipëria merr pjesë në operacionin e Europol...

Hedhjet e mbetjeve sanitare Covid-19, Shqipëria merr pjesë në operacionin e Europol me 102 të arrestuar

Policia e Shtetit ka zhvilluar dy operacione në bashkëpunim me Europol, Interpol dhe agjenci të tjera ligjzbatuese. Në një njoftim për mediat policia bën me dije se operacioni i parë global është zhvilluar kundër hedhjes së paligjshme të mbetjeve sanitare COVID-19, që është drejtuar nga Europol.

Në këtë operacion janë përfshirë 30 vendeve si Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Ukraina.

Oficerët kryen inspektime dhe kontrolle në impiantet dhe mjetet e transportit të mbetjeve sanitare, të cilat ishin vendimtare për trafikimin e paligjshëm, ruajtjen, hedhjen dhe transportimin e mbeturinave dhe mashtrimin nëpërmjet dokumenteve. Mësohet se janë rreth 280.000 inspektime dhe 102 arrestime janë kryer deri më tani, ku më shumë se 800.000 € në asete.

Operacioni i dytë ndërkombëtar i drejtuar nga Europol, Eurojust dhe INTERPOL, u zhvillua për identifikimin dhe bllokimin e domeneve të faqeve të internetit që shesin mallra të falsifikuara. Kjo veprimtari kriminale ishte  bërë një shqetësim në rritje për të gjitha organet e zbatimit të ligjit për shkak të shkathtësisë së kriminelëve, të cilët lehtë mund të bëjnë fitime të mëdha dhe duke fshirë gjurmët e tyre të internetit në një periudhë shumë të shkurtër kohe.

Si pjesë e operacionit ndërkombëtar janë sekuestruar së bashku me Europol dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të të Drejtave të Pronës Intelektuale të SHBA-së, mbi 21.910 emra domenesh, që ofrojnë falsifikime dhe artikuj pirate përmes internetit.

Produkte të tilla me vlerë më shumë se 2.5 milion euro janë sekuestruar, përfshirë produkte farmaceutike të falsifikuara dhe filma pirate, transmetim të paligjshëm të televizionit, muzikë, softuer dhe produkte të tjera false.