Sport Hegjemoni bardhezi, edhe femrat e Juves dominojnë Italinë

Hegjemoni bardhezi, edhe femrat e Juves dominojnë Italinë

Juventusi sot në mbrëmje pritet të festojë titullin kampion në Serinë A, që është kthyer në pronë private të bardhezinjve prej shumë vitesh, por ndërkohë dominimi i torinezëve është shtrirë edhe te futbolli i femrave.

Sot Juve në futboll për femra u shpall kampione e Italisë, falë fitores 3-0 në Verona, çka e lejoi ta mbyllë në vendin e parë, me Fiorentinën dhe Milanin në podium.

Është triumfi i dytë rresht për Juven e drejtuar nga Rita Guarino, një skuadër e bukur, e udhëhequr nga përforcimi më i mirë i sezonit, sulmuesja e Anglisë Eni Aluko, 14 gola në 21 ndeshje kampionati.