Horoskopi Hëna e re kalon në Dem, zbuloni efektet surprizuese që do të...

Hëna e re kalon në Dem, zbuloni efektet surprizuese që do të sjellë për të gjitha shenjat

DASHI

Të lindurit në shenjën e Dashit duhet të kuptojnë se nuk mund të kenë gjithçka nën kontroll. Disa gjëra nuk varen prej jush, ndaj bëni mirë të mësoheni me këtë pjesë. Ka ardhur momenti të lini krenarinë mënjanë dhe t’i shihni gjërat me sytë e zemrës.

DEMI

Demi është shenja që do të mirëpresë Hënën e re këtë fillim maji, e si rrjedhojë edhe shenja që mund të përfitojë më shumë prej saj. Keni kohë që bluani në mendje plane të reja lidhur me punën, ose me idenë për të nisur një jetë të re diku tjetër, mesa duket ky është momenti për të marrë vendimin e duhur. Hëna e re në bashkëpunim me Uranin do ju ndihmojë t’i kenë idetë më të qarta.

BINJAKËT

Binjakët do ta gjejnë veten në mes të një furtune përplasjesh, mes Marsit dhe Hënës. Nga njëra anë do të jenë ndjenjat, kurse nga ana tjetër do të ngrejë krye ambicia dhe xhelozitë. Mundohuni të gjeni ekuilibrin e duhur mes të dyjave.

GAFORRJA

Ky është momenti i duhur për të bërë miq të rinj për të gjitha Gaforret, pasi Hëna e re do të zbulojë anën tuaj më sociale. Të shumtë janë njerëzit që do të tundohen nga ky tipar jo fort i njohur i juaji, por duhet të mbani sytë hapur dhe të mos bini pre e dashakeqëve.

LUANI

Hëna e re do të ndriçojë sferën profesionale gjithë atyre që i përkasin shenjës së Luanit. Nuk jeni të kënaqur me atë që bëni çdo ditë, dhe doni të sprovoni veten në të tjera fusha. Ndonëse na duhet të themi që s’do të jetë aspak e lehtë.

VIRGJËRESHA

Ndërkohë që Luani është 100% i fokusuar tek karriera, Virgjëresha ka filluar që tani të mendojë për pushimet. Një udhëtim i ri në sfond do t’ju ndihmojë të rifitoni paqen shpirtërore, që ju mungon prej kohësh.

PESHORJA

Javës që vjen do t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm që mund të ndryshojë plotësisht jetën tuaj. Njerëzit që ju rrethojnë do ta kenë të kotë t’ju mbushin mendjen, pasi kësaj here përgjegjësia ju takon vetëm juve.

AKREPI

Energjia e Hënës së re do të prekë edhe jetën e Akrepit. Jeni në një fazë të rëndësishme ku ju duhet të përqendroheni sa më shumë tek vetja dhe të eliminoni njerëzit toksikë që ju rrethojnë. Sa më parë ta bëni këtë gjë, aq më mire do të jetë.

SHIGJETARI

Mjaft gënjyet veten me iluzione dhe shpresa të rreme. Gjërat e mira nuk bien nga qielli, por duhet të punoni fort për to. Duhet të vendosni në peshore ëndrrat nga njëra dhe përpjekjet tuaja për t’i realizuar nga ana tjetër, vetëm në këtë mënyrë do të kuptoni se çfarë ka që nuk shkon tek ju.

BRICJAPI

Energjia që mbart Hëna e re me vete do të ndikojë drejtpërdrejt në humorin e Bricjapit. Ndiheni më të sigurt, keni më shumë besim në vetvete si dhe keni gjetur forcën e duhur për t’u shkuar gjërave deri në fund. Gëzohemi për ju!

UJORI

Hëna e re do të tregohet shumë bujare me të lindurit në shenjën e Ujorit, duke u dhuruar shumë energji pozitive, vullnet dhe entuziazëm. Ky është momenti ideal për të nisur një biznes të ri ose blerë shtëpi, pasi yjet janë të gjithë në favorin tuaj.

PESHQIT

Peshqit janë  në humor të mirë për aventura dhe njohje të reja. Është gati të bëjë valixhen për 5 minuta dhe të përfundojë në anën tjetër të botës, por mungojnë paratë. Përpiquni të kurseni, pasi situata është shumë kritike.