Politika Heqja e tabelave me greqishten parësore, grekët e Shqipërisë sulmojnë Ramën

Heqja e tabelave me greqishten parësore, grekët e Shqipërisë sulmojnë Ramën

Për faktorin grek në Shqipëri, kryeministri Edi Rama po provokon me heqjen e tabelave rrugore, aty greqishtja është parësore mbi shqipen, vënë nga Bashkia minoritare e Finiqit. Pas njoftimit të ARRSH-së për heqjen e tyre, dhe PBDNJ dhe OMONIA kanë dalë me deklarata ku e dënojnë aktin e qeverisë, edhe pse kjo e fundit i është referuar ligjit.

“Qeveria Rama për një herë akoma u tregua në një përqafim ngushtësisht të shtrënguar me grupe që urrejnë Minoritetin Etnik Grek, gjuhën Greke dhe që duke difuzuar nacionalizmin synojnë frikësimin dhe në fund të fundit çrrënjosjen dinake nga toka amtare të pjesëtarëve të MEG. Këto grupe ishin të parat që filluan reagime malinje për tabelat në fjalë duke përdorur pretekste banale që sot i shohim të cituara në komunikata respektive për ngjarjen të autoriteteve shtetërore. Në analogji dhe thuajse kopje ishin zhvilluar ngjarjet edhe në episodin fatal të ekzekutimit të një pjesëtari të MEG në Bularat në Tetorin e vitit të kaluar.

Kjo sjellje e Qeverisë reflekton edhe një herë tjetër karakteristikat e arrogancës, të arbitraritetit, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të destruktimit të sa është realizuar në lidhje me liritë e MEG, të implikimit brutal në kufizimin e parimit të vetqeverijses të autoriteteve të pushtetit lokal, në rastin konkrret të Bashkisë së Finiqit, sikundër edhe kjo sanksionohet në parimet e Këshillit të Evropës, dhe në fund të ditës të një nacionalizmi dhe racizmi të papërmbajtur ndaj gjuhës Greke dhe civilizimit Helenik. Nëse edhe supozojmë se Qeveria do të donte të ndryshonte formën e tabelave do të kishte hequr vetëm syprinat me mbishkrime që ato të korrigjoheshin, ndërkaq që ka shkulur krejt trupat e tyre.

Për më tepër nuk i parapriu “aksionit të mesnatës” (koinçidencë që edhe kisha e shën Athanasit në Himarë u rrëzua mesnatën dhe nën mbrojtjen e reparteve policore), asnjë komunikim me autoritetin Bashkiak apo qoftë konsultim për trajtimin e çështjes”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e partisë së Dules.

Ndërsa nga OMONIA thuhet se “veprimi i natës së kaluar nga ana e autoritetit rrugor, mbështetur nga forca të shumta policore ishte një veprim i paprecedent duke fyer në mënyrë flagrante ndjenjën kombëtare të minoritetit etnik grek në Shqipëri”.