Kryesore Heroizmi i pilotit, shpëtohet alpinistja në malin e Çikës

Heroizmi i pilotit, shpëtohet alpinistja në malin e Çikës

Një alpiniste 31-vjeçare, e gjendur në situatë tejet të vështirë shëndetësore për shkak të pësimit të një traume kranike, VLC të fytyrës dhe traume të baçinit, teksa ndodhej për alpinizëm në malin e Çikës, ka shpëtuar për fat të mirë si pasojë e ndërhyrjes në kohë rekord të një ekipi special mjekësor.

Bëhet fjalë për një ekip mjekësor të Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore, që ndërmorën një mision shumë të vështirë shpëtimi, për ta shpëtuar pacienten në një terren thuajse të pamundur.

Ekipi mjekësor i dha ndihmën e shpejtë pacientes alpiniste, e më pas e shoqëroi atë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vlen të theksohet heroizmi i pilotëve dhe mjekëve të këtij misioni tejet të vështirë, që kërkonte eksperiencë të jashtëzakonshme në një terren thuajse të jashtëzakonshëm.

Videoja nga misioni i shpëtimit është bërë virale në rrjetet sociale, teksa vjen vetëm pak kohë pasi një tjetër manovër dramatike me helikopter, për shpëtimin e disa skiatorëve, u krye me sukses në Alpet franceze.