Extra Hetim në SHBA mbi kolosët e ‘Silicon Valley’

Hetim në SHBA mbi kolosët e ‘Silicon Valley’

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim për platformat kryesore online, për të ekzaminuar nëse ato po kufizojnë në mënyrë të padrejtë konkurrencën. Departamenti i Drejtësisë nuk ka përmendur emra, por kompani si Facebook, Google, Amazon dhe Apple do të jenë po ashtu objekt hetimi.

“Ky i fundit ka nisur pas shqetësimeve të qenësishme për kërkimet, mediet sociale dhe disa shërbime tregtare online” – tha Departamenti i Drejtësisë. Ky shënon edhe hetimin më të fundit mbi kompanitë teknologjike dhe fuqinë e tyre në ekonominë amerikane.

Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA po heton shqetësime të ngjashme ndërsa hetime mbahen po ashtu edhe në bashkimin evropian.  Muajin e shkuar, Departamenti i Drejtësisë raportonte se do niste një hetim për Google, për të përcaktuar nëse gjiganti i kërkimeve online kishte shkelur një ligj anti-trust.

Hetimi mbi kompanitë teknologjike sinjalizon sidoqoftë interesin e autoriteteve për një sektor, që siç mendon shumëkush, i ka bërë deri më tani rregullat si ka dashur. Hetimi tregon edhe se Uashingtoni do që të dëgjohet, veçanërisht pas njoftimit të Librës, kriptovalutës së Facebook. Njoftimi i shoqërisë së Mark Zuckenberg ka ndezur një seri reagimesh, duke kthyer vëmendjen tek Silicon Valley.