Kuriozitete Hidhet në treg llamba e parë ultraviolet që vret koronavirusin

Hidhet në treg llamba e parë ultraviolet që vret koronavirusin

Kompania japoneze Ushio ka hedhur në qarkullim të parën llambë ultraviolet që thuhet se vret koronavirusin pa dëmtuar shëndetin e njeriut. Care 222 UV, është një pajisje e zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin Columbia do të përdoret për dizinfektim në zona të populluara me hyrje-dalje njerëzish, pra në mjedise ku rreziku i infektimit është i lartë.

Llamba në fjalë zgjidh teknikisht edhe problemin e dëmtimeve që zakonisht rrezet ultravjollcë krijojnë për shëndetin e njeriut, pasi ajo emeton valë në gjatësinë 222 nanometra në dallim nga standardi 254 nanometra që përdoret në mjekësi dhe industrinë ushqimore. Beninje për njeriun, malinje për koronavirusin. Kjo është formula që thuhet se përfaqëson pajisja në fjalë. Emetimi i valëve në këtë gjatësi i bën ato të padëmshme dhe thuhet se shkatërron 99% të viruseve dhe baktereve në ajër në një sipërfaqe prej 3 m2, me objekte deri në 2.5 m larg.

Care 222 peshon 1.2 kg dhe kushton 2 800 dollarë.