Sport Hidhet shorti i Champions League, Interi në “Grupin e Ferrit”

Hidhet shorti i Champions League, Interi në “Grupin e Ferrit”

Është hedhur pasditen e së enjtes shorti i Champions League.

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë edicion Interi do të jetë në një grup shumë të vështirë. Barcelona, Borussia Dortmund dhe Slavia Praga do të jenë kundërshtarët e zikaltërve në grupin F. Vitin e kaluar, Interi ishte në një grup me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV, duke mos arritur të kalonte më tej.

Bie në sy edhe grupi A, me PSG dhe Real Madrid, ndërsa Juventus do të gjejë sërish përballë Atletico Madrid, në grupin D, ku janë edhe Bayer Leverkusen dhe Lokomotiv.

Ndërkohë, kampionët në fuqi të Liverpool do të përballen me Napolin, Salzburgun dhe Genkun.

Bayern Munchen u vendos në grupin B së bashku me finalistët e sezonit të kaluar, Tottenham, si dhe me Olympiacos dhe Crvena Zvezda.

Në grupin H, Chelsea dhe Ajax do të mundohen të zënë dy vendet e para duke lënë pas spanjollët e Valencia dhe francezët e Lille.

Grup i lehtë në letër për Manchester City, që do të përballet me Shakhtar, Dinamo Zagreb dhe Atalanta.