Sport Higuain gjen golat e parë me Chelsean, Tottenhami merr vendin e dytë

Higuain gjen golat e parë me Chelsean, Tottenhami merr vendin e dytë

Chelsea reagoi menjëherë pas asaj disfate ta papritur përballë Bournemouthit, teksa pasditen e sotme mposhti Huddersfieldin me rezultatin e thellë 5-0.
Gonzalo Higuain e nisi sfidën si titullar dhe shënoi edhe dopietën e parë me skuadrën londineze, pasi hapi serinë e golave në minutën e 16′ dhe shënoi edhe golin e katërt në të 69′-ën.

Eden Hazard shënoi gjithashtu dy herë për Chelsean, ndërsa mbrojtësi brazilian David Luiz vulosi triumfin me rezultatin 5-0.

Më herët, skuadra tjetër e Londrës, Tottenhami mposhti me rezultatin minimal 1-0 Newcastle-n, në “Wembley”, rezultat ky që i mjaftoi për të marrë vendin e dytë të renditjes, në pritje të sfidës Manchester City-Arsenal.