Sport Higuain mbush 30 vjeç: 5 sekrete që nuk i dini për El...

Higuain mbush 30 vjeç: 5 sekrete që nuk i dini për El Pipita-n

10 dhjetor 1987. 30 vite më parë lindte Gonzalo Higuain, sulmues argjentinas dhe mbajtësi i rekordit të numrit të madh të golave të shënuar në një sezon të Serisë A (36) dhe blerja më e shtrenjtë në historinë e kampionatit italian dhe Juventus.

Për të siguruar shërbimet e tij, bardhezinjtë kanë shpenzuar plot 94,7 milionë euro, duke treguar se janë një superfuqi edhe në merkato.

Higuain, i lindur në Brest të Francës, mund të kishte veshura fanellën e “Gjelave”.

Në fakt, Domenech ka provuar ta grumbullojë, por Gonzalo refuzoi dhe zgjodhi fanellën e Argjentinës, që tani po provon ta rifitojë për ta jetuar Kupën e Botës si protagonist.

Këto janë pesë gjëra që jo shumë veta dinë për 30-vjeçarin:

“El Pipita”

Pseudonimi i Higuain, “El Pipita”, vjen nga ai i babait Jorge, ish-futbollist që, për shkak të hundës së tij, quhej “El Pipa”.

Meningjit

Në moshën 10 vjeç, Higuain është shtruar për njëzet ditë në spital, për shkak të një meningjiti të befasishëm, por që është kuruar në kohë.

Federer

“El Pipita” nuk jeton vetëm me futboll. Ai, në fakt, është një supertifoz i Roger Federer.

Piktura

Mamaja e tij, Nancy, është një piktore. Ajo i nënshkruan punimet e saj me pseudonimin Zacarias. Përveç kësaj, Nancy është një kuzhiniere shumë e mirë: Gonzalo çmendet për picën e saj, një lloj fokaçe argjentinase.