Politika Himara përplas Zhejin me Dulen

Himara përplas Zhejin me Dulen

Debati i ditës së djeshme në parlament lidhur me shembjen e ndërtesave në Himarë ka krijuar zhurmë dhe ka tërhequr mjaft vëmendje.

Sot kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, analisti Artur Zheji dhe Arjan Çuri ishin të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan, nga ku debatuan për këtë temë.

Ndërkohë mes Zhejit dhe Dules ka patur përplasje dhe analisti ka akuzuar deputetin se po mbështet kryeministrin Edi Rama duke i dhënë zë këtij debati, i cili sipas tij bëhet për të larguar vëmendjen nga skandalet e brendshme.

“Dy janë qëllimet e zotit Rama. Së pari në kohë mjegulle është më i lehtë implementimi i planit të tij diabolik për tjetërsimin e pronave. Së dyti në këtë mjegull dhe në zhurmën që do të shkaktohej nga kjo ndërhyrje në Himarë do të tërhiqte vëmendjen e opinionit publik nga skandali i narko-trafikut”, tha Dule.

Ndërkohë Arjan Çuri e quajti këtë një lojë ku të vetmit që dëmtohen janë himariotët.

“Jam dakord me Dulen për pjesën kur thotë që Rama do të spostojë vëmendjen, por pikërisht këtu ka bashkëpunëtor Vangjel Dulen. Dule bën sikur zihet me Ramën, por në fakt nuk zihen fare”, tha Zheji.