Kulturë Himara, qyteti që e ka marrë emrin nga Chimera, luani mitologjik

Himara, qyteti që e ka marrë emrin nga Chimera, luani mitologjik

Origjina e emrit: Vjen nga fjala e vjetër shqipe e përdorur në këto anë “Hi(j) Marë” – “Eja Marë”, që ka të bëjë me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familjar apo t’i bashkohet një grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Një tjetër variant është se emri Himarë mund të vijë emri i një kafshe të përmendur në mitologjinë e lashtë të quajtur Chimera, një luan mitologjik.

Në kohën e Ali Pashë Tepelenës, konsulli francez i asaj kohe, Pukevil, i mrekulluar dhe i hutuar nga madhështia, bukuria, trimëria dhe ngrohtësia e viseve dhe banorëve të tyre ka bere një krahasim për “Iliadeën” e Homerit. Sipas konsullit Pukëvil, “nëse Homeri do të kishte zgjedhur malet e Himarës për skenën e “Iliadës”, gjërat do të kishin marrë rrjedhë tjetër”.

Themeluar: Përmendet që në kohët e lashta ku paraardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve. Historia moderne fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuinëve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë.

Karakteristika: Në Himarë veç gjuhës shqipe flitet edhe gjuha greke. Ka të zhvilluar turizmin, tregtinë, peshkimin.