Aktualitet Hipën për të plasur fishekzjarret, gjen vdekjen 16-vjeçari

Hipën për të plasur fishekzjarret, gjen vdekjen 16-vjeçari

Një adoleshent ka gjetur vdekjen natën e ndërrimit të viteve në Kurbin. 16-vjeçari K.GJ, banues në Sanxhak është dërguar nga familjarët pa shenja jete në spital rreth 01:00.

Burime zyrtare thonë se nga hetimet paraprake rezulton se adoleshenti ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarre dhe është gjetur më pas nga familjarët, pa shenja jete dhe me një dëmtim në kokë.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e vdekjes së të riut, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë Kurbinit, të cilët vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.