Aktualitet Hiqen tabelat e llotove dhe kazinove

Hiqen tabelat e llotove dhe kazinove

Në Shqipëri kishte rreth 4200 pika bastesh sportive dhe sipas ligjit të miratuar kohët e fundit të gjitha do të mbyllen deri në datën 31 dhjetor të këtij viti. Kompanitë e basteve gjatë gjithë kohës janë shprehur se nuk dot të heqin dorë së kërkuari dëmshpërblim nga ana e qeverisë për anulimin e licencës, ndërkohë që rreth 40% e pikave në të gjithë vendin janë mbyllur. Kryesisht nëpër rrugët e qytetit të Tiranës një pjesë e këtyre bizneseve kanë filluar të heqin tabelat dhe logot nga ambientet e tyre, apo edhe të ndryshojne destinacionin e aktivitetit.