Extra “Hiqni celularët nga duart dhe bisedoni me njëri-tjetrin”, apeli i Papa Françeskut

“Hiqni celularët nga duart dhe bisedoni me njëri-tjetrin”, apeli i Papa Françeskut

“Hiqni telefonat nga duart dhe flisni me njëri-tjetrin”. Ky ishte mesazhi që Papa Françesku përcolli për besimtarët në këtë të diel të fundit të 2019-ës.

Ai u shpreh i shqetësuar për mungesën e komunikimit në familje, kryesisht mes prindërve dhe fëmijëve.

“Jozefi, Maria dhe Jezusi na kanë mësuar të lutemi, të punojmë dhe të komunikojmë me njëri-tjetrin”, tha Ati i Shenjtë përpara qindra besimtarëve të mbledhur në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit.

“Hiqni telefonat nga duart, edhe kur drekoni. Ju dini vetëm të çatoni dhe keni harruar komunikimin”, shtoi Papa Françesku.