Extra Histori e pazakontë nga Amazona: Në këmbë për 12 orë me të...

Histori e pazakontë nga Amazona: Në këmbë për 12 orë me të atin mbi supe për ta vaksinuar kundër Covid

Gjashtë orë për të shkuar dhe gjashtë për t’u kthyer. Tawi, një indigjen 24-vjeçar Zo’é, mbajti mbi supe babanë e tij me aftësi të kufizuara dhe filloi të ecte në një udhëtim i pafund, në këmbë, nëpër pyllin tropikal të Amazonës. Mes përrenjve, shpateve dhe bimëve, ai eci për të siguruar vaksinimin kundër Covid 19 të babait të tij Ëahu.

Fotografija është shkrepur në vitin 2021, kur të dy morën dozën e parë të vaksinës, por ajo u shpërnda vetëm pak ditë më parë nga mjeku që ishte në krye të ekipit të vaksinimit, Erik Jennings Simoes.

Ai e zgjodhi si foto simbolike të vitit që sapo ka përfunduar. “Zo’é gjithmonë më pyeste se kur do të vaksinohen të bardhët për t’i dhënë fund pandemisë”, tha Simoes në një intervistë me BBC.

“Shpresoj që së shpejti të kem një përgjigje për t’u dhënë atyre”, deklaroi ai.