Kuriozitete Historia e anijes “misterioze” që u shfaq në brigjet irlandeze: Si dhe...

Historia e anijes “misterioze” që u shfaq në brigjet irlandeze: Si dhe pse u braktis nga ekuipazhi

Një “anije fantazmë” u pikas e bllokuar në brigjet e Qarkut Cork, Irlandë, e sjellë aty nga stuhia “Demmis” që përfshiu Evropën veriore.

Ajo u vërejt nga një kalimtar në shkëmbinjtë e Ballycotton-it, një zonë peshkimi.

Kjo anije e braktisur thuhet se ka udhëtuar mijëra milje në më shumë se një vit, duke ardhur nga Bermuda.

“Ky është një në një milion raste”, i tha shefi lokal i shpëtimit John Tattan për BBC.

Kreu i Institutit Kombëtar të Shpëtimit Mbretëror të Ballycotton (RNLI) i tha revistës irlandeze Examiner se ai “kurrë nuk kishte parë diçka të tillë më parë”.

Pra, ç’histori qëndron prapa kësaj anije misterioze pa njerëz?

Kjo anije, e cila u identifikua si anija “Alta”, ka patur disa pronarë dhe sigurisht ekuipazh. Është ndërtuar në 1976 dhe ka lundruar nën flamurin tanzanian.

Madje kishte një ekuipazh deri në shtator 2018 dhe po lundronte nga Greqia në Haiti.

Por problemet e panjohura çuan në një ndërprerje të energjisë dhe “Alta” ndenji në det 20 ditë, rreth 2.100 kilometra në juglindje të Bermudës, tha Garda Bregdetare e SHBA.

Duke pasur parasysh se kishte ushqim vetëm në dy ditë, Rojet Bregdetare i siguruan ekuipazhit furnizim.

E ndërsa po afrohej një stuhi, Rojet Bregdetare vendosën të shpëtonin 10 anëtarë të ekuipazhit dhe t’i çonte ata në Porto Riko.

Kështu, pjesërisht e dëmtuar, “Alta” u la e vetme në det.

Tashmë, fati e ka çuar në brigjet irlandeze, pa frymë njeriu brenda.