Extra Historia e Bernard Arnault, njeriu i tretë më i pasur në botë

Historia e Bernard Arnault, njeriu i tretë më i pasur në botë

Manjati francez i luksit, Bernard Arnault, qëndron në vendin e tretë në listën e njerëzve më të pasur të botës, me një pasuri prej 168 miliardë dollarësh.

Ai ka në zotërim grupin e produkteve dhe shërbimeve të luksit LVMH Moet Hennessy, është pronar i shtëpive të modës Louis Vuitton, Chanel, Fendi dhe Christian Dior, si dhe i mbi 70 bizneseve të tjera të bizhuterive, parfumeve e kozmetikës, apo edhe shërbimeve të hotelerisë, duke pasur një portofol shumë të diversifikuar.

Kështu, njeriu në krye të konglomeratit më të madh të luksit kanë një gjurmë të pashlyeshme në industrinë e modës dhe ka shkruar histori me sukseset e tij.

Pasi përfundoi studimet për inxhinieri, Arnault e filloi karrierën e tij duke punuar për kompaninë e ndërtimit të babait të tij. Pesë vjet në këtë pozicion, ai e bindi të atin të kalonte në tregun e pasurive të paluajtshme, e më pas në blerjen e markave të luksit.

Njeriu më i pasur në Europë është martuar dy herë dhe ka 5 fëmijë, të gjithë të angazhuar në perandorinë miliarda dollarëshe të familjes.

Arnault tregon pasionet e tij janë piano dhe leximi i veprave të romancierëve të shekullit të 19-të, si Stendhal. Megjithatë ai nuk mundet të qëndrojë larg ekstravagancës së jashtëzakonshme me jahte luksoze dhe hotele me 7 yje.