Kulturë Historia e Gralit të Shenjtë: Si u zhduk dhe ku po kërkohet...

Historia e Gralit të Shenjtë: Si u zhduk dhe ku po kërkohet kupa e Krishtit

Kërkimi i Gralit të Shenjtë i ka fiksuar të gjithë që nga poetët mesjetarë dhe Kalorësit Templarë deri tek kishtarët modernë, historianët, arkeologët, regjisorët, shkrimtarët dhe liderët nazistë. Akoma nuk e dimë se si duket apo nëse ekziston me të vërtetë.

Në versionin më popullor, Grali i Shenjtë është një kupë e përdorur nga Jezusi gjatë Darkës së Fundit, që më pas u përdor si shishe për gjakun e tij. Ajo kishte kaluar nga Toka e Shenjtë drejt Europës në Britani. Edhe pse ruhej nga gardianë, kjo kupë u zhduk.

Legjenda e teori konspirative të shumta u krijuan rreth kësaj shisheje. Historiani Pat Kinsella na jep disa fakte rreth kësaj ngjarjeje.

Lindja e një legjende: Nga erdhi Grali i Shenjtë dhe çfarë mund të jetë?

Reliket e shenjta që e kanë origjinën nga jeta tokësore e Jezusit janë monedha e përbashkët në të gjithë botën katolike, me disa kisha të ndryshme që pretendojnë se kanë koleksionuar gjërat nga më të vjetra. Suveniri më ikonik mbetet Grali i Shenjtë. Kurioziteti i madh për Gralin e Shenjtë është ushqyer nga fakti se forma, vendndodhja dhe ekzistenca e tij mbeten në enigmë të plotë. Besohet gjerësisht se është në formë kupe e përdorur gjatë Darkës së Fundit, e që  u përdor më vonë nga Jozefi i Arimateas për të mbajtur gjakun e Krishtit kur ai u kryqëzua. Megjithatë, përshkrime të tjera thonë se ka formën e një tasi apo pjate. Kupa e Shenjtë nga Darka e Fundit përmendet në Ungjillin e Mateut, Markut dhe Lukës në vitet (80-100) por vetëm 1000 vjet më vonë tregimi për Gralin u bë popullor, kur romantikët mesjetarë filluan të shkruanin poema rreth tij. Referimi i parë për Gralin është bërë nga poeti francez Chretien de Troyes në poemën “Tregimi i Gralit”.

Njeriu i fundit në linjë që besohet se ka mbajtur Gralin e Shenjtë është Fisher King. Ndërsa i pari që njihet si gardiani i Gralit është Jozefi i Arimateas, i pari i një liste të gjatë gardianësh. Që nga shekulli i 13 poezitë rreth Gralit të Shenjtë nga poetë të shteteve të ndryshme kanë qenë të shumta.

Gjurmët e Gralit: Për shekuj eksploruesit kanë ndjekur hije të Gralit në të gjithë planetin

Edhe pse sipas versioneve më popullore, thuhet se Grali është transportuar në Angli, gjuetarët e Gralit e kanë kërkuar atë në të gjithë botën. Çdo e dhënë në tekstet antike, i ka bërë eksploruesit ta ndjekin në të gjitha cepat. Mbi 200 kisha e vende rreth globit kanë hedhur pretendimet se e posedojnë Gralin dhe Kupën e Shenjtë. Mjafton që një vend të ketë qoftë një relike të vogël apo një histori të mirë për të treguar, këto vende vizitohen nga një bum i madh turistësh.

Bazilika e San Isidoros në Leon, Spanjë

Shtëpi e Kupës së Zonjës Urraca, një xhevahir i identifikuar si Grali i Shenjtë nga autorët Jose Ortega dhe Margarita Torres. Ky xhevahir ka qenë në këtë bazilikë që nga shekulli i 11, pasi të transportohej në Kajro nga udhëtarët myslimanë. Më vonë iu dha një emiri në bregdetin spanjoll i cili ndihmoi disa njerëz që vdisnin nga uria në Egjipt.

Katedralja e San Lorenzo-s, Itali

Shtëpia e Kupës së Xhenovas, dikur mendohej se ishte i bërë nga një smerald i pastër derisa të transportohej në Paris kur Napoleoni pushtoi Italinë. Kur smeraldi u thye, aty u zbulua që në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse një qelq jeshil.

Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork, SHBA

Shtëpia aktuale e Kupës së Antiokisë, një kupë prej ari dhe argjendi e zbukuruar, që u zbulua gjatë Luftës së Parë Botërore në Antiokë të Turqisë. Muzeu ka konfirmuar që më shumë se sa me një pamjen e një kupe, kjo llambë është e ndërtuar në shekullin e 6 pas Krishtit.

Katedralja e Valencias, Spanjë

Kupa e Valencia është e vendosur në kishën e vet të shenjtëruar. Kjo kupë raportohet të jetë marrë nga Shën Pjetri në Romë gjatë shekullit të parë pas Krishtit dhe më pas u dërgua në Huesva të Spanjës nga Shën Lorenci gjatë shekullit të tretë. Disa arkeologë spanjollë thonë se kupa është prodhuar në Palestinë ose Egjipt.

Kupa e Jeruzalemit, Izrael

Në shekullin e 7 pas Krishtit, një murg i quajtur Arkulf njoftoi se kishte parë Kupën e Shenjtë pranë një kishe të vogël në Jeruzalem, mes dy bazilikave. Ky mendohet të jetë raporti i parë  i treguar për Gralin pas kryqëzimit të Krishtit. Por fati i Kupës që ai shpjegoi nuk dihet. Gjithashtu mendohet se Grali është i fshehur sëbashku me relike të tjera të shenjta në pjesën nëntokësore të Jeruzalemit, nën tempullin legjendar të Solomonit.

Mitet rreth Gralit të ndërthurura me folklorin britanik si histori ndërkombëtare

Pas kryqëzimit të Jezusit, historia e Gralit të Shenjtë është zhvendosur për arsye që janë ende të paqarta nga Toka e Shenjtë tek tokat e gjelbra dhe të këndshme të Anglisë.

Sipas legjendave që kanë qarkulluar 800 vitet e fundit, mbajtësi i Gralit, Jozefi i Arimatesë, arriti në Angli në shekullin e parë pas lindjes së Krishtit. Jozefi shkoi në kërkim të fushës Glastonbury, dhe vendosi të konvertonte vendasit në të krishterë. Në fillim të shekullit 600, Anglia kishte një mbret të krishterë, Ethelbert. Ndërkohë Grali sipas disa gojëdhënave, u varros në hyrje të pjesës nëntokësore të Glastonbury.

Kjo zonë mund të ketë qenë një vend domethënës për komunitetet kristiane, por Glastonbury u themelua nga britanikët në fillim të shekullit të 7. Megjithatë, historitë e treguara rreth Gralit të Shenjtë shërbyen si marketing i shkëlqyer për tregtinë e pelegrinazhit në Glastonbury. Murgjit lokalë ndërtuan një fabul të tyren, derisa Glastonbury u shpërbë në vitin 1539 gjatë Reformacionit Anglez.

Një tregim i mirë: Nga poemat mesjetare deri tek filma modernë aksion, Grali ka qenë gjithnjë pjesë

Për gati dy mijëvjeçarë, legjenda e Gralit të Shnjtë është raportuar dhe shtrembërua nga petë, piktorë, shkrimtarë dhe regjisorë të shumtë, të cilët falë disa fakteve fare të pakta të njohura kanë ngritur spekulime me ide thjesht artistike. Historianët amatorë dhe autorët profesionistë  kanë marrë për bazë pseudo-libra. Çdo gjeneratë merr një version të ndryshëm përsa  i përket historisë së Gralit të Shenjtë.

Stili i shekullit 20: Kërkimi në ekran

Grali është kërkuar në ekrane të mëdha e të vogla që kur teknologjia e bëri këtë gjë të mundur. Por shumica e njerëzve do ta kujtojnë historinë nga të paktën një apo tre interpretimet e suksesshme kinematografike. “Excalibur” (1983)  me regjisor John Boorman dhe aktorë Nigel Terry, Helen Mirren, Patrick Steëart dhe Liam Neeson, është një histori aventure që tregon historinë e Mbretit Artus, që nga moment që ai tërheq shpatën nga guri, deri tek kërkimi i Gralit të Shenjtë. Filmi është në kontrast me literaturën mesjetare.

Monty Python & The Holy Grail

“Monty Python dhe Grali i Shenjtë” (1975) dhe “Indiana Jones dhe Kryqëzata e Fundit” (1989) e Steven Spielberg janë filmat e fundit që kanë lidhje me Grailin e Shenjtë.