Bota Historia e pabesueshme e profesorit ukrainas që jep leksion nga fronti i...

Historia e pabesueshme e profesorit ukrainas që jep leksion nga fronti i luftës

Do të kishte mbetur ndoshta e pashkruar historia e profesorit të psikologjisë sociale Fedor Fedorovich Shandor, në qoftë se një kolegë i tij mos të kishte shkrepur një fotografi gjatë njërës prej leksioneve të përditshme që profesori po jep, duke e shndërruar atë pothuajse në një në hero kombëtar.

Kolegu i tij nuk është ndonjë profesor i universitetit të Uzhhorodit ku ai punon, por ushtari që ka pranë në llogoren e Izyum, në Donbas, një nga fushëbetejat më të ashpra në luftën e përgjakshme që po ndodh në Ukrainë.

Profesori nuk kishte qenë kurrë pjesë e ushtrisë, por më datë 24 shkurt, kur forcat ruse filluan pushtimin e vendit, hyri si vullnetar i brigadës së 101 të Transkarpacisë, rajonit jugperëndimor ukrainas, dhe më pas u transferua në Donbas.

Por bashkë me automatikun e tij, ai nuk harroi edhe smartphonin ku ka shkarkuar tekstet akademike, dhe nga ku çdo ditë mban leksione të rregullta nxënësve të tij, gjithmonë e më shumë të pranishëm dhe nga momenti që mësuan në çfarë situatë të vështirë ndodhet ai.

“Ndonjëherë leksioni ndërpritet nga shpërthimet, i them nxënësve pritni një minutë, dhe më pas rikthehem. Është një fushë, ajo e imja, shumë e specializuar, nuk mund të më zëvendësojnë kollaj”, thotë profesor Shandor.

Profesori-ushtar ka një marrëveshje me eprorët e tij ushtarakë për të luftuar vetëm nga ora 4 deri në 8 të mëngjesit ditën e hënë dhe të martë, në mënyrë që të japë leksion nga ora 8 deri në 12. “Nuk i marr orë luftimit, i marrë orë pushimit dhe gjumit”, saktëson profesori, i cili siguron se semestrin do ta mbyllë ai. Studentët e tij, ndërkohë, shpresojnë dhe luten që ta shohin edhe në sezonin e ardhshëm, por nga bankat e universitetit të tyre.