Extra Historia e qilimëve magjikë fluturues

Historia e qilimëve magjikë fluturues

Tapetet magjikë janë një formë transportimi që më së shumti janë përdorur në përrallat e Lindjes. Këto tapete janë të njohur gjithashtu si tapetet fluturues, teksa transportojnë të zotët e tyre nga njëri vend në tjetrin nga ajri.

Ndërsa tapetet magjikë janë më të lidhur me historitë e gjetura në përrallat arabe “Një mijë e një net”, ato janë gjithashtu të përmendura në shkrimet e qytetërimeve të ndryshme në periudha të ndryshme në histori.

Një dorëshkrim i “Një mijë e një netëve”

Historia e tyre

Ndryshe nga mendimi popullor, tapeti magjik nuk është pjesë vetëm e tregimeve arabe. Në dorëshkrimet Galland, dorëshkrimi më i vjetër që përmban 282 tregime, nuk është përmendur aspak tapeti magjik.

Në versionin origjinal të “Aladinit dhe Llamba Magjike”, rrëmbimi i Princeshës Badroubadopur dhe dhëndrit të saj në ditën e dasmës së tyre nuk ndodhi me një qilim magjik, por nëpërmjet krevatit të martesës, që ngrihej në ajër nga xhindi i llambës. Gjithashtu është treguar se tapetet magjikë shfaqjen e tyre të parë e bëjnë në versionet më moderne të përrallave, më të dukshme në Aladinin e Walt Disney në vitin 1992.

Megjithatë, historia e tapeteve magjike mund të ketë lënë gjurmë më herët në kohë.

Duket se mbreti Solomon i Izraelit është figura më e hershme historike që ka qenë lidhur me tapetët magjikë. Ekzistojnë të paktën dy versione të përrallës së mbretit Solomon dhe tapetit të tij magjik. Kjo histori pretendohet të jetë hartuar në dy vepra të lashta, por që kanë humbur me kohën.

Tregimet e Sheiras

Në historinë e Ben Sherira-s, mbretëresha legjendare e Shebës kishte një alkimist mbretëror që arrinte të mbante të ngritur pezull nga toka një qilim. Vite më vonë, alkimisti perfeksionoi aftësinë e tij, kur zbuloi  se truku qëndronte në shtrirjes dhe jo në procesin e tjerrjes së tij.

Mbretëresha Sheba

Kur mbretëresha dëgjoi këtë lajm të mirë, asaj iu bë një tapet magjik, dhe ia dërgoi Mbretit Solomon si shenjë e dashurisë së saj. Ky qilim thuhet të jetë bërë nga mëndafshi i gjelbër dhe është qëndisur me ar dhe argjend dhe stolisur me gurë të çmuar. Qilimi thuhet të ketë qenë aq i madh, sa mbreti mund të qëndronte sipër tij së bashku me stafin e tij.

Kur tapeti arriti, Solomoni ishte i zënë me ndërtimin e Tempullit të Jeruzalemit. Ai nuk mundi ta merrte dhuratën dhe ia dha një prej oborrtarëve të tij. Kur lajmi i këtij refuzimi arriti te Mbretëresha Sheba, ajo mbeti zemërthyer dhe vendosi mos të kishte të bënte më me tapetet magjikë. Alkimisti nuk bëri më tapete magjike, dhe kjo dhunti thuhet se u harrua përgjithnjë.

Solomoni në fronin e tij

Nga ana tjetër, është deklaruar se artizanët e përfshirë në bërjen e qilimit magjik udhëtuan rreth e rrotull për shumë vite përpara se të vendoseshin diku në Mesopotami. Në një version tjetër të tregimit të Solomonit, mbreti mori tapetin e tij magjik nga vetë Zoti. Në këtë tapet thuhej se mund të qëndronin 40 mijë vetë në ajër. Duke qenë në posedim të këtij tapeti, thuhet se krenaria e Solomonit rritej dita ditës. Për këtë, Zoti vendosi ta ndëshkonte Solomonin, dhe ndërsa ai fluturonte i hodhi 40 mijë njerëzit e tij në tokë duke i shkaktuar vdekjen.

Përveç të qenit një lloj transporti, qilimat magjikë gjithashtu janë përshkruar si një armë që është përdorur gjatë luftërave.