Kuriozitete Historia e rrallë: Qeni endacak që u adoptua nga një shkollë në...

Historia e rrallë: Qeni endacak që u adoptua nga një shkollë në Turqi dhe mban uniformë

Findik është një këlysh shumë me fati cili ka rrëmbyer zemrat e mijëra njerëzve në të gjithë botën, pasi historia e tij prekëse ka bërë xhiron në rrjetet sociale në internet.

Ky qenush i ëmbël që gjendet në qytetin e Tokat, në Turqi, u shpëtua nga Ahmet Aktürk e Mustafa Önlen, drejtori dhe mësuesi i një shkolle të zonës.

Sipas asaj që kanë rrëfyer, Findik, i cili u gjet në varreza, ishte i plagosur pasi qe sulmuar nga një grup qensh të rritur të zonës.

Pasi e vizituan tek një veteriner, arsimtarët menduan ta shpinin qenushin në shkollën ku punojnë në mënyrë që të kujdeseshin për të gjatë kohës që i duhej të shërohej.

Pasi u shërua, ata vendosën ta adoptonin pasi të gjithë në shkollë u afeksionuan me të.

Tashmë, qenushi trajtohet si një nxënës i shkollës shpesh, vesh uniformën bojëqielli dhe hyn në klasa për të ndjekur leksionet sëbashku me fëmijët.

“Nxënësit kanë marrë përgjegjësinë për ta ushqyer qenin, janë shumë të zotë dhe kujdesen për të me shumë dashuri”, ka pohuar përfaqësuesi i këshillit të prindërve të shkollës.

Ishin fëmijët që përzgjodhën emrin e qenushit e tani kanë vendosur që mikut të tyre me katër putra të mos i mungojë asgjë.