Aktualitet Historia e tragjike e shqiptarit/ Shkoi në Itali për të vjelë ullinj,...

Historia e tragjike e shqiptarit/ Shkoi në Itali për të vjelë ullinj, por gjeti vdekjen

Një aksident tragjik i mori jetën një 38-vjeçari shqiptar në Itali mëngjesin e 28 tetorit. Ai është Emirjan Vukaj dhe kishte shkuar në Itali për të punuar në sezonin e vjeljes së ullirit për të punuar në qytezën e Giovinazzo.

Teksa udhëtonte për në punë me biçikletë, 38-vjeçari u godit për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një grua.

Mediat italiane i kanë kushtuar një rëndësi të madhe historisë së trishtë të 38-vjeçarit, i cili synonte të fitonte të ardhura për dy fëmijët e tij në Shqipëri dhe bashkëshorten.

Ndërkohë komuna e Giovinazzo ka ndërmarrë edhe një gjest human për të siguruar të ardhura në mënyrë që trupi i pajetë i 38-vjeçarit të riatdhesohet.

Por nuk janë mjaftuar me kaq pasi për tu ardhur në ndihmë fëmijëve dhe gruas të Emirjanit (Arnis, Andreis dhe Amila), ka nisur edhe një fushatë “Ndihma për familjen e Emirjanit”.

Kjo nismë është përforcuar edhe nga insistimi i Antonio Delvecchio, pronar i një bari pranë rrugës ku ndodhi aksidenti.

“Kushdo që dëshiron të kontribuojë, edhe me një shumë shumë të vogël, madje edhe me vetëm një biletë solidariteti, mund të shkojë përmes Marconi n. 40, në veprimtarinë tregtare. Në Giovinazzo askush nuk ka qenë kurrë i huaj, jo nga ne, jo në Puglia”, thuhet në disa pjesë të fushatës sipas mediave italiane.