Aktualitet Historia e veçantë e 28-vjeçares nga Tropoja: Ka 7 fëmijë dhe dy...

Historia e veçantë e 28-vjeçares nga Tropoja: Ka 7 fëmijë dhe dy fakultete!

Sot në studion e emisionit “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, u tregua një histori suksesi e një nëne shqiptare.

Ajlin Alfredaj, 28 vjeç nga Topoja, është nënë e 7 fëmijëve, 3 binjakëve dhe një vajze të vogël 1 vjeç e gjysmë.

Përveç faktit që është një nënë e përkushtuar, 28-vjeçarja ka realizuar ëndrrën e saj për të qenë e arsimuar.

Ajlin ka përfunduar me sukses dy fakultete dhe ndihet më e lumtur se kurrë kur e sheh shtëpinë plot me fëmijë.

Gjatë bisedës në studio, Ajlin tha se me pak sakrificë dhe vështirësi çdo nënë mund ta gjejë kohën për t’i bërë të gjitha.