Kuriozitete Historia emocionuese! Mjellma rrihet për vdekje, partnerja e tij vdes nga dashuria

Historia emocionuese! Mjellma rrihet për vdekje, partnerja e tij vdes nga dashuria

Historia emocionuese mes dy shpendëve bëhet virale.

Ata vdiqën disa ditë larg njëri–tjetrit pasi kishin kaluar së bashku një jetë. Nuk është historia e dy njerëzve, por historia mes dy mjellmave.

Mashkulli u gjet i vdekur të premten, ndoshta i goditur me shkopinj deri në vdekje.

Femra nuk e ka duruar dot këtë dhe e ka lënë veten të vdesë nga uria në liqenin Recoaro Terme (Viçenca), aty ku ata jetonin.

Çifti do të dërgohen në Institutit Zooprofilattico, në Venecia për analizat e planifikuara në raste të ngjashme, madje edhe pas hetimeve dhe raportit të hartuar nga policia pyjore, kompetente për episode të tilla do të ndërhyjë në vend për hetime.

Edhe kryebashkiaku i Recoaro Terme, Davide Branco, ka kërkuar hetime se si ka vdekur ekzemplari mashkull, pasi ai dyshon se është vrarë. Ndërsa ka theksuar se mjellmat e vdekura do të zëvëndësohen nga dy pasardhësit e tyre.