Bota Historike! Papa Françesku: Kur’an e lutje e myslimanëve në kishat e Jerusalemit

Historike! Papa Françesku: Kur’an e lutje e myslimanëve në kishat e Jerusalemit

Për herë të parë në historinë e Vatikanit, Papa Françesku ka lejuar që të mësohej Kur’an dhe të bëhej lutje nga myslimanët në kishat katolike në Jerusalem.

Ky vendim erdhi pasi kreu i botës katolike u takua me presidentin izraelit Shimon Peres dhe presidentin palestinez Mahmud Abbas në Vatikan në mënyrë që t’u kërkonte atyre paqe në Lindjen e Mesme.

Selia e Shenjtë tha se lutjet duhet të jenë një terapi ndaj politikës së konfliktit, raporton Uashington Post.

Papa tha gjithashtu se shpreson që lutjet do të forcojnë paqen mes palestinezëve dhe izraelitëve dhe të mundësojnë përfundimin e dekadave konflikt.