Sport Historike/ Vllaznia, skuadra e parë fituese në “Arena Kombëtare”

Historike/ Vllaznia, skuadra e parë fituese në “Arena Kombëtare”

Vllaznia femra është ekipi i parë triumfues në stadiumin e ri kombëtar, “Arena Kombëtare”. Vajzat shkodrane triumfuan 2-0 përballë rivaleve të Apolonisë, falë golave të Bajraktarit dhe Lufos.

Ndeshja nisi e qetë mes dy skuadrave, megjithatë rastet nuk munguan. Vllaznia tregoi dominimin e saj edhe në këtë takim, por pjesa e parë u mbyll e barabartë pa gola.

Në të dytën, Vllaznia shënoi dy gola të shpejtë për të marrë fitoren. Ishte Bajraktari në minutën e 75-të që shënoi golin e parë për Vllazninë dhe golin e parë në “Arenën Kombëtare”, ndërsa dy minuta më vonë, Lufo vendosi rezultatin final të sfidës në 2-0.