Extra Historitë inspiruese: Miliarderët që dikur kanë qenë të varfër

Historitë inspiruese: Miliarderët që dikur kanë qenë të varfër

George Soros

Varfëria nuk ka ndaluar shumë individë që të përpiqen më fort në jetë, të bëjnë ëndrrat e tyre realitet dhe t’i kthejnë qëllimet në fakte.

Rrëfimet për njerëzit e pasur nuk qarkullojnë thjesht për të gjeneruar publicitet për njerëzit e përfshirë: Ata kanë fuqinë për të frymëzuar sipërmarrësit në mbarë botën. Sipërmarrës si ju.

Rrëfime të tilla mund t’ju ndihmojnë gjithashtu të zbuloni se si njerëzit në industrinë tuaj, ose ndonjë industri tjetër, u bënë të suksesshëm dhe si ju, si ata, nuk duhet të filloni duke patur të gjitha avantazhet në jetë.

Oprah Winfrey, mbretëresha e të gjitha mediave që u përdhunua në moshën 9 vjeçare

Të gjithë e njohin historinë e Oprah, dhe jetën e saj në një famije të varfër. Ajo jetonte me gjyshen. Pas vdekjes së saj shkoi të jetoj me mamanë që nuk e mbështeste për asnjë iniciativë dhe më pas me të atin që i ushqeu ndjenjën e biznesit. Megjithatë, historia e saj është shumë frymëzuese. Sot, Oprah zotëron një perandori mediatike me vlerë 2.5 miliardë dollarë.

J.K. Rowling

Joanne Rowling, “i ra llotaria” kur novelat e Harry Potter u bënë të famshme në të gjithë botën. Por para se të përfshihej në botën e shtrigave, magjistarëve dhe magjisë, Rowling u përball me varfërinë ekstreme. Një nënë e divorcuar që nuk arrinte të ushqente as veten. Asaj iu desh të merrte asistencë sociale për të mbijetuar. Agjenti i saj dikur i kishte thënë se nuk do të fitonte kurrë para duke shkruar libra për fëmijë. Ndoshta ai ishte thjesht ziliqar. Sot, Rowling gëzon një pasuri prej 1 miliard dollarë.

Xhorxh Soros u shpëtoi nazistëve për t’u bërë një nga investitorët më të suksesshëm në botë

Xhorxh Soros është njësoj si investimi në një ekskluzivitet për ta bërë atë sukses. Fillimet e tij modeste ishin në Hungari, ku i mbijetoi pushtimit nazist të atij vendi. Babai i Soros, në fakt ndihmoi në shpëtimin e jetës së djalit të tij duke paguar një punonjës të qeverisë. Pas luftës, në vitin 1947, Soros u arratis nga jeta e tij e hekurt dhe nga Lufta e Ftohtë dhe ia doli të shkojë në Londër.

Ai më pas arriti të fitonte një diplomë nga shkolla e ekonomisë në Londër.

Por, ky nuk është fundi i tregimit. Edhe pas diplomimit, Soros ende jetonte një jetë modeste, duke punuar në një dyqan suveniresh. Vetëm më vonë ai u pasurua dhe u bë pjesë e një banke tregtare që nxiti karrierën e tij si një nga investitorët më të famshëm në planet.

Jan Koum, emigranti i varfër ukrainas, i cili u bë një manjat i Silicon Valley

Kur Facebook njoftoi se ishte duke blerë WhatsApp për 19 miliardë dollarë në shkurt 2014, pati një rrëmujë të madhe. Jan Koum, bashkëthemeluesi i startup-it u bë sipërmarrësi më i përfolur brenda natës.

Koum ka lindur dhe është rritur në një fshat në periferi të Kievit, Ukrainë, si fëmija i vetëm i një shtëpiakeje dhe një punëtori ndërtimi. Forbes raporton se shtëpia e tij nuk kishte ujë të nxehtë dhe prindërit e tij kishin frikë se telefoni i tyre përgjohej nga Shteti dhe kështu rrallë flisnin me të. Ai emigroi në Kaliforni me nënën e tij kur ishte 16 vjeç. Koum fshinte dyshemenë e një dyqani ushqimor dhe qëndronte në rradhë për të mbledhur pullat ushqimore. Deri në moshën 18 vjeç, ai ishte një haker ekspert kompjuterik.

Në vitin 1997, Koum u punësua nga Yahoo si inxhinier i infrastrukturës, pak pasi u takua me Brian Acton gjatë kohë që punonte në Ernst & Young si një kontrollor i sigurisë. Në janar të vitit 2009, Koum bleu një iPhone dhe e kuptoi se do të prodhonte një industri të re të aplikacioneve. Ditën e ditëlindjes së tij, më 24 shkurt 2009, ai themeloi WhatsApp Inc. në Kaliforni.

Li Ka-shing, një nga njerëzit më të pasur në Azi, iu desh të braktiste shkollën në moshën 15 vjeç

Ky manjat biznesi në Hong Kong, investitor dhe filantropist është personi i katërt më i pasur në Azi, me një vlerë neto prej 34.9 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

Ai lindi në provincën Guangdong të Kinës. Pas vdekjes së babait të tij, u detyrua të largohej nga shkolla për të mbështetur familjen para se të mbushte 15 vjeç. Ai gjeti punë në një kompani tregtare plastike ku punonte 16 orë në ditë. Pas shumë vitesh punë, ai ishte në gjendje të fillonte kompaninë e tij, Cheung Kong Industries.

Sot, bizneset e Li mbulojnë pothuajse çdo aspekt të jetës në Hong Kong, nga energjia elektrike në telekomunikacion, nga pasuria e patundshme në shitje me pakicë, nga transporti në internet. Grupi Cheung Kong punon në 55 vende dhe punëson mbi 260,000 persona në mbarë botën.