Sport Hoeness: Më lodhët për merkaton, të shijojmë trofetë

Hoeness: Më lodhët për merkaton, të shijojmë trofetë

Presidenti i Bayernit të Mynihut, Uli Hoeness, ndihet i lodhur nga pyetjet e herëpashershme që i drejtojnë gazetarët rreth merkatos që do të kryejë klubi.

Hoeness u shpreh se Bayerni asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim shpejtësinë dhe saktësinë në transferimin e lojtarëve. Presidenti është shprehur se kampionët në fuqi të Gjermanisë nuk ka shumë që kanë fituar dy trofe dhe se për momentin skuadra duhet të shijojë këto suksese dhe më pas të mendohet për gjëra të tjera.

“Unë duhet ta pranoj, jam lodhur me ju duke folur për Bayernin, vetëm kur bëhet fjalë për nënshkrimet. Mos harroni se kemi fituar dy trofe, së pari duhet të festojmë”.

 Sidoqoftë, bavarezët nuk kanë qëndruar duarkryq, pasi, pa filluar ende mirë sezoni i transferimeve, klubi gjerman ka shpenzuar 115 milionë euro në total, për francezin Benjamin Pavard 35 milionë eurove dhe për mbrojtësin e Altetico Madridit, Lucas Herndanez, 80 milionë euro. Gjithsesi, Hoeness u shpreh se më 15 gusht Bayerni do të ketë një skuadër të kompletuar dhe cilësore.

Bavarezët kanë konfirmuar largimet e Ribery, Roben, James Rodriguez dhe Hummels, që tashmë ka kaluar te Borussia Dortmund. Ndërkohë që pritet të largohet edhe Renato Sanchez.