Aktualitet Holanda kërkon vaksinë ose PCR për shqiptarët

Holanda kërkon vaksinë ose PCR për shqiptarët

Holanda ka njoftuar kushtet e reja për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt këtij shteti në javët në vijim.

Në njoftim thuhet se duhet të plotësohen këto tre kushte për të mos patur pengesa:

-Të jenë të vaksinuar me një nga këto vaksina: AstraZeneca, Pfizer Biontech, Sinovac, Johnson&Johnson dhe Moderna.

– Të paraqesin një test PCR ose antigjen të shpejtë negativ.

-Personat e vaksinuar duhet të plotësojnë formularin online për detajet e vaksinimit.

Nëse shtetasit shqiptarë nuk plotësojnë një nga 3 kushtet e mësipërme nuk mund të udhëtojnë drejt Holandës.